Cara Delevigne ka shokuar fansat me sjelljen e çuditshme teksa po shkonte drejt aeroportit Van Nuys në Los Angeles. Modelja 30 vjeçare u fotografua rrugës për në aeroport në sediljen e pasme të një Chevy Suburban, me këmbë të varura nga dritarja ndërsa shoferi i saj kalonte nëpër rrugët e vendit.
Për më tepër, ajo është kapur në një video teksa po fliste në telefon por ajo bënte disa veprime të çuditshme dhe dukej sikur nuk mund ta kontrollonte dot veten e saj. Sipas Daily Mail, ajo qëndroi për rreth një orë në avionin privat por zbriti më pas me shoqëruesit dhe qenin e saj.
/abcnews.al