“Mbrojtja e Përbashkët”, Pema në “Ballkan” tregon proceset se si trajtohet një fëmijë i dhunuar apo i rrezikuar nga institucionet

schedule18:00 - 9 Shtator, 2022

schedule 18:00 - 9 Shtator, 2022

“Mbrojtja e përbashkët” ka qenë tema që është diskutuar në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

E ftuar në studio Sonila Pema, e cila është koordinatore e programit për anti-trafikimin në UNICEF, foli për rastet e trafikimit të fëmijëve shqiptarë, dhe rolin që ka ky institucion për tu ardhur në ndihmë.

Gazetarja Karadaku bëri një lidhje live me qendrën që ju vjen në ndihmë fëmijëve që rrezikohen nga dhuna dhe trafikimi për të parë nëse ishin në linjë, dhe në krahun tjetër të telefonit u përgjigj punonjësja, e cila shpjegoi se si funksionon ajo qendër.

Ndërkohë Pema sqaroi në studio se çfarë ndodh në momentin e parë që ka indicie për një fëmijë të dhunuar apo trafikuar. Ajo tha se ka qendra sociale ku fëmijës i ofrohet strehë, ushqim si dhe edukimi, si dhe ka një psikolog mbi kokë i cili e ndihmon të kalojë situatën.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: A ka raste për fëmijë që trafikohen a kemi një numër ku mund të bëhet denoncimi?

Pema: Patjetër që ekziston një numër i tillë është krijuar nga UNICEF, është linja e këshillimit për mbrojtjen e fëmijëve.

Karadaku: Sonila përgjithësisht jemi të prirur që thuhen shumë gjëra, por jo gjithmonë funksionojnë. Ju po thoni që ka një hot-line për fëmijët që trafikohen

Pema: 116111 dhe unë ju ftoj ta provoni gjatë kohës që jemi duke folur bashkë. (Linda lidhet live me numrin që i dha e ftuara në studio?)

Karadaku: Çfarë bëni ju kur një fëmijë ndihet i rrezikuar pasi kupton se ai mund të trafikohet çfarë bëni ju?

Punonjësja sociale: Në momentin që vjen një telefonatë e tillë merren të gjitha informacionet në të cilat ndodhet dhe vëmë në dijeni të gjithë aktorët e tjerë për t’i vajtur në ndihmë. Mund të përmendim punonjësin për mbrojtjen e fëmijës e cila ka një pozicion shumë të rëndësishëm.

Karadaku: Më vjen mirë që kjo linjë është funksionale.

Punonjësja sociale: Linja është e hapur 24 orë në ditë, ku fëmijët dhe adoleshentët mund të telefonojnë për shqetësimet e tyre.

Karadaku: Ju nuk e dinit që do ju thërrisnim, thjeshtë deshëm të provonim që kjo linjë është vërtetë funksionale. Dua të ripërsëris edhe njëherë numrin 116111, ku prindërit apo fëmijët e rrezikuar mund të telefonojnë dhe të kërkojnë ndihmë. Sonila dua të diskutojmë më shumë për atë që njerëzit duan të dinë konkretisht, rasti i vajzës 11-vjeçare të dhunuar në Kosovë, por jo vetëm ky rast ka të tilla dhe në Shqipëri, fëmijë që dhunohen dhe bëhen përpjekje për tu trafikuar, ajo që duam të dimë është se në raste të tilla çfarë mund të bëjnë tjetër fëmijët apo të afërmit e tyre?

Pema: Do doja të shtroja dy çështje për diskutime, të cilat janë shumë të rëndësishme, dhënia e shërbimeve ku njerëzit të ndërgjegjësohet, ndërkohë duhet të flasim edhe për fenomenin e parandalimit, se sa më shumë të ndërgjegjësuar të jemi, kështu mund të frenojmë rastet.

Karadaku: Cila është ajo metodë?

Pema: Rritja e ndërgjegjësimit mes grupeve të rrezikuara, informimi i tyre për të referuar rastet kur ata e dinë se janë të rrezikuar për trafikim. Të rrisim ndërgjegjësimin e tyre, cilët janë trafikantët, si mund të ruhemi prej tyre, në mënyrë që ata të dinë ku të referojnë.

Karadaku: Ku ta marrin këtë informacion?

Pema: Ne punojmë në përgjegjësi me nxënës të shkollave me grupe të ndryshme, po punojmë me mosha nga 132-vjeç, përpiqemi që të zgjerojmë fushën e personave dhe individëve. Ne punojmë shumë dhe më stafin e shkollave duke e konsideruar si një trup të vetëm ndërhyrjen për të gjithë institucionin. Ju jemi afruar edhe komunitetit të prindërve, duke targetuar zona që janë të largëta, pikërisht aty duam të çojmë fjalën dhe të shpërndajmë informacionin tonë.

Karadaku: Ju e dëgjuat në revistën Ballkanike atë që tha Kurti, zinxhiri i institucioneve në rastin e 1`1-vjeçares nuk funksionojë, a kemi probleme me zinxhirin e institucioneve? Cila është hallka më e dobët?

Pema: Qeveria shqiptare i ka të gjithë mekanizmat e ngritura, UNICEF jep metodologjinë më të mirë. Është një zinxhir institucionesh që vihen në lëvizje.

Karadaku: Si ka funksionuar ky zinxhir në rastin e fëmijës në Sarandë?

Pema: Në momentin që u bë i njohur rasti u referua menjëherë në një nga njerëzit që ju vijnë në ndihmë fëmijëve, ju vihet në dispozicion një menaxher rasti që ju vjen në ndihmë. Kemi të bëjmë me mbështetje jetësore, sigurimi i strehës, ushqimit, psikologut, mbështetje për edukimin, apo të asistohen si njerëz normal, ju jepen dhe mundësi të tjera.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!