Me statusin e tij të ri si mbret, Charles mbërriti në Londër për t’u transferuar në Buckingham Palace. Në orët e para të pasdites ai u largua nga Kështjella Balmoral në Skoci ku i tha lamtumirë nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II. Mbi 150,000 njerëz panë Charles të zbarkonte në RAF Northolt.
Mbreti dhe gruaja e tij, Camilla kanë mbërritur në Pallatin Buckingham, ku ai do të takohet me kryeministren Liz Truss. Charles do të shpallet zyrtarisht mbret nesër, të shtunën, gjatë një takimi të Këshillit të Trashëgimisë në Londër, tha në një deklaratë Buckingham Palace.
Mbreti mori një pritje të ngrohtë ndërsa kalonte pranë njerëzve të mbledhur jashtë pallatit mbretëror. Mbretit iu ofruan buqeta me lule dhe madje edhe një puthje në faqe ndërsa shtrëngonte duart me ata që ishin mbledhur për ta parë të mbërrinte.
/abcnews.al