Davide Santon tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare: Trupi im nuk mundet më

schedule15:21 - 9 Shtator, 2022

schedule 15:21 - 9 Shtator, 2022

Davide Santon, ish-lojtari i Interit dhe Romës në Serie A, ka marrë vendimin për t’u larguar nga futbolli në moshën 31-vjeçare.

Santon ka pranuar se ka qenë i detyruar të marrë këtë vendim pasi trupi i tij nuk e përballon dot më këtë sport. Dëmtimet e kanë shoqëurar pothuajse në çdo sezon, dhe kështu trupi tij nuk është më në gjendjen fizike për të vazhduar të luajë në fushën e blertë.

“Jam i detyruar të tërhiqem, jo sepse nuk kisha oferta, por sepse trupi im nuk ia del më. Nuk doja, por jam i detyruar. Kam bërë kontrolle, por nuk mund të bëjmë më asgjë, më mbetej vetëm të rrezikoja dhe të vendosja protezat në rast të një tjetër dëmtimi. Unë ende eci me këmbët e mia, por kaq nuk mjafton për të qenë futbollist. Gjurim tim të djathtë e kam operuar tre herë dhe në Serie A duhet të shtysh shumë në fushë, por sa herë që luaja një ndeshje dhe e sforcoja atëherë humbisja pesë ndeshje.

Unë nuk mund të vazhdoj të luaj me frikë, nuk kam luajtur kurrë i qetë. Unë nisa të luaja futboll sepse argëtohesha në fushë, por vitet e fundit gjithçka ishte një vuajtje e madhe dhe nuk është kjo ajo çfarë dua të bëj. Nuk e prisja kështu fundin e karrierës, por më duhet ta pranoj. Kam menduar shumë dhe tashmë do t’i dedikohem familjes, fëmijëve dhe më pas do të shoh nëse do të mbetem pjesë e botës së futbollit, apo do të provoj një ambient të ri”, shpjegon Santon./ h.ll/abcnews.al