“Ne të deshëm shumë Zonjë”: Mediat nderojnë Mbretëreshën, Elizabeth II në faqet e para

schedule10:02 - 9 Shtator, 2022

schedule 10:02 - 9 Shtator, 2022

Bota është në zi! Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare. Trishtimi dhe dhimbja ka pllakosur në të gjithë Britaninë, pasi Mbretëresha më jetëgjatë në fron dha frymën e fundit dje në shtëpinë e saj në Balmoral të Skocisë.

Shuarja e Mbretëreshës ka zënë vend në media, të cilat që prej ditës së djeshme ndërprenë rrjedhën e programacionit dhe janë në transmetim maratonë për zhvillimet në Pallatin Buckingham.

Të veçanta janë faqet e para të gazetave britanike dhe atyre më të mëdha perëndimore në nder të Mbretëeshës.

“Ne të deshëm shumë Zonjë”. Është ky titulli i faqes së parë të tabloidit britanik The Sun. “Mikja jonë mbretëreshë”, shkruan gazeta irlandeze “Irish Daily Mail” që e ka veshur Mbretereshën me ngjyrat e flamurit të saj.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!