Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
Pallati tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.
22:43- Kulla Eifel fik dritat në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II
Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi në Twitter se Kulla Eifel do të errësohet sonte në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II.
Njëkohësisht ajo bëri të ditur se në emër të të gjithë parizienëve i shpreh ngushëllimet ambasadores britanike, Mena Rawlings.
“Sonte do të fiken dritat në Kullën Eifel, në shenjë nderimi për Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II”, tha kryebashkiakja e kryeqytetit francez.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shpreh ngushëllimet për familjen mbretërore dhe vlerësimet më të larta për Mbretëreshën.
Berisha: Dielli nuk lind më për Mbretëreshën Elizabeth e II.
Të dashur miq, Elizabeth e II, Monarkja që mbretëroi më gjatë se kushdo në historinë mbretërore të Britanisë së Madhe, plot 70 vjet, ku udhëhoqi me ndere, përkushtim e dinjitet e solli mbi të gjitha stabilitet e prosperitet për vendin e kombin e saj, mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme vlerash mbretërore e njerëzore, një devotshmëri e integritet të pashoq që do të mbahet mend në kohëra.
Mbretëresha Elizabeth e II ishte personaliteti më i shquar dhe më i dashur e cila me virtytet, mençurinë dhe devocion 70-vjeçar në shërbim të kombit, mbretërisë të saj dhe paqes në botë u shndërrua në një nga personalitetet më të respektuara dhe më fisnike e të dashura të kohës.
Unë kam patur rastin të pritem në Pallatin e Buckingham në audiencë të veçantë nga Madhëria e saj si president i Shqipërisë. Mbeten të paharruara për mua vlerësimi i saj për përmbysjen e diktaturës staliniste në Shqipëri dhe përpjekjet e shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë. Në vitet e mëvonshme përsëri jam takuar në pritje ceremoniale të shtruara nga Madhëria e saj.
Duke shprehur vlerësimin tim më të lartë dhe nderimin tim më të thellë për këtë Zonjë të madhe të nderuar në mbarë botën shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Madhërisë së tij Mbretit Charles, familjes mbretërore dhe subjekteve të Madhërisë saj dhe lutem që shpirti i saj i madh të gjejë paqen e amshuar. Amin. #sb
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
Pallati tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.
22:15- Princi shqiptar poston foton e rrallë të Mbretëreshës Elizabeth me Nënë Terezën
Princ Leka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96 vjeçare. Ai ka publikuar dy fotografi, në njërën prej të cilave shihet monarkja britanike me Nënë Terezën. Fotoja është shprehur nga momenti ku mbretëresha dekoron Nënë Terezën me çmimin Order of Merit në 1983.
“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonwealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues,
Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madhështisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.
Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983. Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III.”, ka shkruar ai.
22:13- Mbretëria e Bashkuar vajton Mbretëreshën Elizabeth, 10 në ditë zi, nisin përgatitjet për funeralin
Tashmë kanë nisur përgatitjet për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II dhe Mbretëria e Bashkuar po hyn në një periudhë zie 10-ditore. Por ndërsa mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë ka ndërruar jetë në Skoci , operacioni Unicorn pritet të nisë për të transportuar trupin në Londër.
“Operacioni Unicorn” është pjesë e “Operation London Bridge”, i cili përfshin planin që do të vijojë pas njoftimit të vdekjes së Elizabeth. Sipas “Operation Unicorn”, shërbimet përkujtimore për Mbretëreshën Elizabeth pritet të zhvillohen në Edinburg dhe trupi i saj do të transportohet me tren mbretëror, i cila do të udhëtojë me shpejtësi të ulët dhe nën masa drakoniane sigurie nga Skocia në Londër.
Por, përpara se të transportohet në Londër, arkivoli me trupin e Mbretëreshës do të vendoset fillimisht në një dhomë në Kështjellën Balmoral dhe më pas do të mbahet një vigjilje rreth arkivolit në Katedralen St Gilles në Edinburg. Atje, përveç anëtarëve të familjes mbretërore, do të lejohen të marrin pjesë edhe qytetarët për të bërë nderimet e tyre për mbretëreshën më jetëgjatë të Anglisë. Nga Balmoral në Edinburg, arkivoli do të udhëtojë me trenin mbretëror, duke bërë një udhëtim prej pesë orësh. Parlamenti skocez do të pezullojë përkohësisht punën si shenjë zie për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth. Nga Edinburgu arkivoli do të transportohet sërish me tren mbretëror këtë herë në Londër, Buckingham Palace.
Megjithatë, ekziston edhe një plan alternativ i koduar “Operation Overstudy”, sipas të cilit trupi i mbretëreshës do të transportohet nga Skocia në Londër me një avion të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). Me çfarëdo plani që arkivoli të transportohet në kryeqytetin britanik, ai do të mirëpritet nga një komitet i përbërë nga kryeministri i vendit dhe anëtarët e kabinetit. Arkivoli me trupin e mbretëreshës do të qëndrojë për 8 ditë në Buckingham Palace dhe më pas do të dërgohet për funeralin në Westminster Abbey. Kaos trafiku pritet në kryeqytetin britanik pasi turma pritet të udhëtojë drejt Londrës nga pjesë të tjera të vendit ose jashtë vendit për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës.
“Operation Spring Tide”, Charles ngjitet në fron një ditë pas vdekjes së Elizabeth
Në Skoci tashmë janë katër fëmijët e mbretëreshës, të cilët vrapuan për të qenë pranë saj, kur të enjten në mëngjes mjekët e saj theksuan se monarku duhet të vendoset nën mbikëqyrjen mjekësore. Ndërsa përgatitjet për funeralin e Elizabeth kanë filluar me Lordin Marshall në krye të rregullimeve dhe të mbështetur nga punonjësit e pallatit dhe qeverisë, procesi i trashëgimisë fillon gjithashtu me Charles tani mbret, por rimëkëmbja e tij zyrtare në fron do të shpallet nesër.
Princi 73-vjeçar Charles do të kurorëzohet zyrtarisht mbret nesër, të premten, pasi protokolli kërkon që një monark i ri të emërohet një ditë pas vdekjes së të mëparshmit. Kjo do të bëhet në mbledhjen e “këshillit të trashëgimisë së fronit”, që pritet të mblidhet në Pallatin St James, Londër. Emri i koduar për rivendosjen e Charles në fron është “Operation Spring Tide”. Gruaja e tij, Camilla, Dukesha e Cornwall-it, do t’i jepet titulli i Mbretëreshës bashkëshortore, pasi titulli i Mbretëreshës është vetëm për gjakblutë e lindur natyralë, sipas protokollit.
Pas vdekjes së Elizabeth, rendi i pasardhësve në fronin e Albionit të Vjetër ndryshoi gjithashtu. Me mbretin Charles 73-vjeçar, djali i tij i madh, Princi William 39-vjeçar, bëhet trashëgimtar i fronit, ndërsa djali i tij 8-vjeçar, Princi George është i dyti në radhë, Princesha 6-vjeçare Charlotte është e treta dhe 4-vjeçari Princi Louis është i katërti në radhë. Princi Harry nga i gjashti në radhën e fronit ngjitet në vendin e pestë ndërsa vendin e gjashtë dhe të shtatë e zënë dy fëmijët e tij, Archie, 3, dhe Lilibet, përkatësisht 15 muajsh.
21:49 – Nuk arriti ta shihte sa ishte gjallë, princ Harry mbërrin në kështjellën ku vdiq Mbretëresha Elizabeth
Princi Harry, Duka i Sussex, ka mbërritur në Kështjellën Balmoral në Skoci, sipas mediave britanike. Ai është fotografuar brenda një makine duke hyrë në Kështjellën Balmoral. Princi, i cili nuk shoqërohej nga gruaja Meghan Markle, nuk arriti ta shihte sa ishte gjallë gjyshen e tij 96 vjeçare.
Princi Harry do t’i bashkohet anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore teksa vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës, e cila vdiq këtë pasdite. Princi, i cili hoqi dorë nga rolet mbretërore në vitin 2020, është shpërngulur në Kaliforni por ndodhej prej pak ditësh në Evropë në kuadër të disa angazhimeve.
21:49 – “God Save the King” për herë të parë pas 70 vjetësh, Anglia ndryshon himnin pas vdekjes së Elizabeth II
Teksti i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojë tani që Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur.
Kënga, “God Save the Queen”, do të ndryshojë në “God Save the King”, pasi djali më i madh i Mbretëreshës, Princi Charles, merr fronin.
Të gjitha tekstet do të mbeten të njëjta, përveç se “mbretëresha” të zëvendësohet me “mbret” dhe “ajo” të zëvendësohet me “ai”.
Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më e vjetër në fuqi në botë, me një brez që përfshin 70 vjet në pushtet.
“God Save the King” është në fakt titulli origjinal i himnit; ai u shkrua në 1745 dhe u bë i njohur si himni kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në fillim të shekullit të 19-të, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore.
Mbretëresha mori fronin në vitin 1952, kur teksti ishte “God Save the King”, për nder të mbretit George VI.
Ndërkohë, për herë të parë pas 70 vjetësh, anglezët do përdorin “God Save the King”. E para e filloi kryeministrja e re Liz Truss, e cila fjalimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të Elizabeth II e mbylli me shprehjen “God Save the King”.
“Sot Kurora i kalon, siç ka bërë për më shumë se një mijë vjet, monarkut tonë të ri, kreut tonë të ri të shtetit, Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Me familjen e Mbretit ne vajtojmë humbjen e nënës së tij dhe jemi bashkë. Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë, ashtu si nëna e tij na ka kushtuar kaq shumë për kaq shumë kohë”, tha Truss.
21:37 –Papa Françesku mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II
Papa Françesku i ka shprehur ngushëllimet familjes mbretërore pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Me anë të një postimi në telegram, drejtuar Mbretit Charles, Papa shprehet i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj.
Mbretëresha Elizabeta II u takua me Papa Françeskun në Vatikan në prill të vitit 2014 dhe i dha atij një kuti ushqimore të mbushur me shije lokale dhe një shishe uiski Balmoral.
Mbretëresha takoi pesë papë gjatë mbretërimit të saj të gjatë.
21:36 – “Do t’na mungojë!” Liderët botërorë reagojnë për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II
Liderë nga e gjithë bota kanë reaguar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidenti i SHBA Joe Biden kujtoi takimin e tyre të parë në 1982 dhe së fundmi kur ajo e priti atë gjatë një udhëtimi jashtë shtetit në 2021.
Mesazhet nga liderët botërorë:
Joe Biden, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“Ajo na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me mirësinë e saj dhe ndau bujarisht me ne mençurinë e saj. Ajo qëndroi në solidaritet me Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve tona më të errëta pas 11 shtatorit, kur ajo na kujtoi në mënyrë prekës se, “Pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë.”
Presidenti francez, Emmanuel Macron
“Madhështia e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E kujtoj atë si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një përshtypje të qëndrueshme në vendin e saj dhe në shekullin e saj.”
Olaf Scholz, kancelari gjerman
“Ajo do t’na mungojë, jo më pak humori i saj i mrekullueshëm.”
Kryeministri kanadez Justin Trudeau
“Ajo ishte një prani e vazhdueshme në jetën tonë – dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit tonë. Do na mungojë kaq shumë.”
21:34 – Shumë pranë Shqipërisë, udhëtimi misterioz i Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 24-vjeçare
Marrëdhënia e veçantë e Elizabetës me Greqinë ka qenë gjithmonë një nga temat më interesante, ndoshta edhe me një dozë “misteri”, prej dekadash.
Dhe tani, pas vdekjes së saj, si pjesë e një rrëfimi, kjo marrëdhënie është një nga kapitujt më të gjallë, pasi është një nga ato historitë e vjetra që tingëllojnë si një përrallë.
Gjëja kurioze ishte se si mbretëresha Elizabeta II nuk e vizitoi kurrë Greqinë, edhe pse kishte arritur të kalonte në 200 vende të botës.
Fakti i saktë është se ajo nuk udhëtoi kurrë zyrtarisht në vendin fqinj pasi mori detyrën mbretërore, megjithatë, si princeshë dhe trashëgimtare e fronit britanik, ajo mbërriti në Greqi në fillim të dhjetorit 1950.
Ajo ishte vetëm 24 vjeçe, e sapomartuar prej tre vitesh dhe tashmë dy herë nënë.
Ajo mori burrin e saj Filipin, Dukën e Edinburgut, i cili po shërbente atje si oficer në Marinën Britanike, dhe së bashku ata u nisën me një anije luftarake nga Valletta dhe zbarkuan në Faliro.
Në kalatë çifti mbretëror vendas e priti me nderime çiftin princëror të Anglisë.
Kështu, në një të mërkurë me diell, më 6 dhjetor 1950, Ditën e Shën Nikollës, qindra qytetarë, ishin rreshtuar për të parë dhe për të brohoritur trashëgimtaren e perandorisë.
Në Greqi lufta civile sapo kishte përfunduar dhe komunistët e mundur kishin marrë rrugën e mërgimit.
Pas mbërritjes, princesha dhe burri i saj hipën në një limuzinë të hapur dhe u çuan në pallatin veror në Tatoi.
Ata qëndruan pak a shumë në Athinë për një javë, me një grumbull gazetarësh anglezë që i ndiqnin gjatë gjithë kohës.
Gjatë rrugës, athinasit e sjellshëm i pritën, ndërsa Filipi mori detyrën e përkthyesit për gruan e tij.
Meqenëse ai vetë ishte me origjinë greke, i lindur në Mon Repo të Korfuzit, i biri i Princit Andreas të Greqisë. Ky i fundit u gjykua se ishte ngatërruar si komandant i përgjithshëm i Korpusit të Dytë të Ushtrisë në fushatën e Azisë së Vogël, u arrestua dhe u dënua me vdekjen.
Megjithatë, me ndërhyrjen e gjakbluve dhe kryesisht për shkak të ndikimit të Shtëpisë mbretërore angleze të Ëindsor, në fund ai thjesht u internua nga vendi.
Ai u ndoq nga familja e tij, ndërsa djali i tij më i vogël Filipi, atëherë foshnjë, u çua në anijen që po ikte në një djep të improvizuar prej kartoni.
Megjithatë, lidhjet farefisnore të Filipit nuk u dëmtuan nga ikja.
Në fund të fundit, ai ishte kushëri i parë i mbretit të atëhershëm të grekëve Paulus.
Dhe sigurisht një anëtar i dinastisë Schleswig – Holstein – Soderburg – Glicksburg.
Më pas çifti princëror, me ose pa përkthyes dhe pa program zyrtar, kanë vizituar Kuvendin e Greqisë dhe monumentin e Ushtarit të Panjohur, ku kanë vendosur kurorë me lule.
Ai me dëshirë u ngjit në Akropol dhe të emocionuar ata vizituan kapelën e Shën Filipit në Kodrën e Rezervuarit në Nikea, e cila ishte ngritur për nder të tyre pas fejesës së tyre.
Atje ai u prit nga kryetari i bashkisë së Nikesë, K. Panagiotopoulos.
Kryetari i atëhershëm i Athinës në detyrë, Antonis Ragousis, i dhuroi çiftit princëror një ikonë të rrallë bizantine të Shën Filipit, në një ceremoni në bashkinë e qytetit në prani të Kryepeshkopit të Athinës Spiridon dhe shumë ambasadorëve.
Pas nderimeve, turneve me guidë dhe dhuratave, supozohet, por nuk verifikohet, se Elizabeth dhe Filipi u pritën në një lundrim në bordin e “Creoli”, jahtit të famshëm prej 55 metrash në pronësi të Stavros Niarchos.
Sapo mbaroi java e festave në Greqi, çifti i nderuar u kthye në pallatet e Londrës dhe që atëherë Elizabeta hodhi një gur të zi pas saj.
Tre vjet më vonë, pas vdekjes së babait të saj George VI, ajo do të kurorëzohej Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar më 2 qershor 1953 në Westminster Abbey.
Fakti që ajo shmangu kthimin në Greqi në vitet 1950 është sigurisht për shkak të luftës së Qipros për pavarësi dhe bashkim me Greqinë.
Logjikisht, një vizitë e saj në Greqi në atë kohë konsiderohej e paimagjinueshme, sepse do të nënkuptonte një përmbysje të përgjithshme në vend.
21:26 –Pason Mbretëreshën Elizabeth II, ky do të jetë emri mbretëror i Charles
Monarku i ri i Britanisë, i njohur deri më tani si Princi Charles, tashmë do të quhet “Mbreti Charles III”, siç u njoftua sot nga ish-rezidenca e tij zyrtare, Clarence House. 73-vjeçari u bë automatikisht mbret kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq këtë pasdite në Kështjellën Balmoral në Skoci.
Ndërkohë, gruaja e Charles – e njohur deri më tani si Camilla, Dukesha e Cornwall – do të ndajë statusin e tij shoqëror si “gruaja mbretërore”. “Vdekja e nënës sime shumë të dashur, Mbretëreshës, është një moment pikëllimi për mua,” tha mbreti në fjalimin e tij të parë që nga vdekja e Elizabeth II.
“Humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, kombin dhe nga njerëz të panumërt,” tha djali i madh i Elizabeth II, i cili është në linjë për fronin britanik. Ai shtoi se ai dhe familja e tij janë të lehtësuar nga respekti dhe dashuria që gëzonte nëna e tij gjatë gjithë mbretërimit të saj.
20:52 –Presidenti Begaj reagon për ndarjen nga jeta të Elizabeth II: Ishte një mbretëreshë me zemër të madhe
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Në një postim në Twitter, Begaj shpreh ngushëllimet për Familjen Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit
“Ngushëllime të ndjera Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabet II. Ajo ishte një mbretëreshë me zemër të madhe, forcë e kuraje te jashtëzakonshme dhe do të kujtohet gjithnjë me respekt dhe admirim”, shkruan Begaj.
Heartfelt condolences to @RoyalFamily & the people of ?? and Commonwealth on the passing of HM #QueenElisabethII. She was a Monarch with a kind heart, immense strength and courage and will always be remembered with great respect and admiration!
May the Queen rest in peace!— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 8, 2022
20:15 – Kush ishte mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë britanike: Jeta e saj ndër vite
Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare të enjten pasdite në Kështjellën Balmoral në Skoci. Pallati Buckingham njoftoi lajmin e trishtë përmes një deklarate zyrtare. “Mbretëresha ndërroi jetë paqësisht në Balmoral këtë pasdite,” tha pallati ndërsa Charles u bë Mbreti i ri i Britanisë së Madhe.
“Mbreti dhe gruaja e tij do të qëndrojnë në Kalanë Balmoral dhe ata do të shkojnë në Londër nesër”. Në krah të mbretëreshës në orët e fundit të jetës së saj ishin të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, të cilët nxituan drejt Skocisë sapo mjekët shprehën shqetësimin e tyre për përkeqësimin e shëndetit të 96-vjeçares.
Lajmi se mbretëresha është ndarë nga jeta ka prekur njerëzit në mbarë botën. Monarkja më jetëgjatë në Britaninë e Madhe, si dhe monarku i dytë më i gjatë në botë, ka pasur fatin të jetojë një jetë plot ulje-ngritje, arritje, vendime të vështira dhe sigurisht shumë intriga, pasion dhe skandale mbretërore.
Në kohën e lindjes së saj më 21 prill 1926, princesha e atëhershme Elizabeth ishte e treta në radhën e fronit – vajza e madhe e një djali të dytë, dhe për këtë arsye konsiderohej e pamundur të sundonte. Pas 10 vitesh, ajo u bë trashëgimtarja më e mundshme pasi xhaxhai i saj abdikoi, duke e zhytur vendin në krizë.
Në vitin 1947, ajo u martua me Princin e guximshëm Philip të Greqisë dhe Danimarkës, me çiftin që qëndroi së bashku për 73 vjet. Ndërsa udhëtonte në Kenia në shkurt të vitit 1952, ajo mësoi se babai i saj kishte vdekur dhe kështu filloi mbretërimi i monarkes britanike më jetëgjatë në histori.
Që nga qershori 2022 ajo ishte gjithashtu monarkja e dytë më e gjatë mbretëruese në historinë botërore. Në shtator 2015, Elizabeth tejkaloi rekordin prej 63 vjetësh e 216 ditësh në fron të mbajtur nga mbretëresha Victoria (stër-stër-stërgjyshja e saj) për t’u bërë monarkja britanike më jetëgjatë në histori.
Ndërsa në shkurt 2022, Mbretëresha Elizabeth festoi ‘Jubileun e Platinit’ të saj, duke shënuar shtatë dekada shërbimi ndaj Commonëealth.
Ngjitja në fron
Në verën e vitit 1951, shëndeti i mbretit George VI filloi të përkeqësohej dhe Princesha Elizabeth e përfaqësoi atë në paradën e ngjyrave dhe në funksione të tjera zyrtare. Më 7 tetor ajo dhe bashkëshorti i saj nisën një turne shumë të suksesshëm në Kanada dhe Uashington.
Pas Krishtlindjeve në Angli, ajo dhe Duka u nisën në janar 1952 për një turne në Australi dhe Zelandën e Re, por gjatë rrugës, në Sagana, Kenia, lajmi i vdekjes së Mbretit arriti më 6 shkurt 1952. Elizabeta, tani mbretëreshë, u kthye menjëherë në Angli.
Tre muajt e parë të mbretërimit të saj, një periudhë zie e plotë për të atin, i kaloi në një izolim relativ. Por në verë, pasi u zhvendos nga Clarence House në Buckingham Palace, ajo mori detyrat e zakonshme të një monarku dhe mbajti hapjen e saj të parë zyrtare të Parlamentit më 4 nëntor 1952.
Kurorëzimi i saj u bë në ëestminster Abbey më 2 qershor 1953.
Nga nëntori i 1953, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut ndërmorën një turne gjashtëmujor rreth Komonuelthit, i cili përfshinte vizitën e parë në Australi dhe Zelandën e Re nga një monark britanik në fuqi. Në vitin 1957, ajo dhe Duka vizituan Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.
Gjatë “Jubileut të saj të Argjendtë” në vitin 1977, ajo drejtoi një darkë zyrtare në Londër ku morën pjesë liderët e 36 anëtarëve të Komonuelthit, udhëtoi në të gjithë Britaninë dhe Irlandën e Veriut dhe bëri turne jashtë shtetit në Paqësorin Jugor dhe Australi, në Kanada dhe Karaibe.
Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Filip
Elizabeth dhe Margaret kaluan pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore duke jetuar veçmas nga prindërit e tyre në Kalanë Windsor, një kështjellë mesjetare jashtë Londrës. Në vitin 1942, mbreti e bëri Elizabetën një kolone nderi në Gardën e 500 Grenadierëve, një regjiment i ushtrisë mbretërore.
Dy vjet më vonë, ai e emëroi atë anëtare të Këshillit të fshehtë dhe Këshillit të Shtetit, duke e lejuar atë të vepronte në emër të tij kur ai ishte jashtë vendit.
Në vitin 1947, menjëherë pasi familja mbretërore u kthye nga një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut, u njoftua fejesa e Elizabeth me Princin Filip të Greqisë dhe një toger të Marinës Mbretërore. Ajo e njihte kur ishte vetëm 13 vjeç dhe marrëdhënia e tyre u zhvillua përmes vizitave dhe korrespondencës gjatë luftës.
Edhe pse shumë në rrethin mbretëror nuk e konsideronin Filipin për shkak të mungesës së parave dhe gjakut të huaj (gjerman) – madje edhe babai i saj nuk e miratoi – Elizabeta ishte e vendosur dhe shumë e dashuruar. Ajo dhe Filipi u martuan më 20 nëntor 1947 në Westminster Abbey.
Djali i tyre i parë, Charles (Princi i Uellsit) lindi në 1948, ndërsa vajza e tyre, Anne (Princesha Royal) erdhi dy vjet më vonë. Elizabeth dhe Philip ishin të martuar për 73 vjet, derisa Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99 vjeçare.
Monarkia moderne e Mbretëreshës Elizabeth
Jashtëzakonisht popullore gjatë pjesës më të madhe të mbretërimit të saj të gjatë, mbretëresha është e njohur për interesimin serioz për qeverinë dhe çështjet politike, përveç detyrave të saj ceremoniale, dhe i njihet merita për modernizimin e shumë aspekteve të monarkisë.
Mbretëresha dukej se ishte gjithnjë e më e vetëdijshme për rolin modern të monarkisë, duke lejuar, për shembull, transmetimin televiziv të jetës familjare të familjes mbretërore në 1970. Megjithatë, në vitet 1990, familja mbretërore u përball me një sërë sfidash.
Në vitin 1992, një vit që Elizabeth e përshkroi si “annus horribilis” e familjes mbretërore, Princi Charles dhe gruaja e tij, Diana, Princesha e Uellsit, u divorcuan, si dhe Princi Andrew dhe gruaja e tij, Sarah, Dukesha e Jorkut.
Për më tepër, Anne u divorcua dhe një zjarr shkatërroi rezidencën mbretërore të Kalasë Windsor. Gjithashtu, ndërsa vendi luftonte me recesionin, pakënaqësia me stilin e jetës mbretërore u rrit dhe në vitin 1992 Elizabeth, ra dakord të paguante taksa për të ardhurat e saj private.
Ndarja dhe divorci i mëvonshëm (1996) i Charles dhe Princeshës Diana minuan më tej mbështetjen për familjen mbretërore. Kritikat u intensifikuan pas vdekjes së Dianës në 1997, pasi Elizabeth fillimisht refuzoi të lejonte që flamuri kombëtar të ulej në gjysmështizë mbi Pallatin Buckingham.
Disa vite më vonë, në vitin 2005, Mbretëresha gëzoi mbështetjen e publikut kur dha pëlqimin e saj për martesën e Princit Charles me të dashurën e tij prej shumë kohësh Camilla Parker Bowles. Në përputhje me përpjekjet e saj të mëparshme për të modernizuar monarkinë, mbretëresha që atëherë është përpjekur të paraqesë një imazh më pak të ashpër dhe më pak tradicional të monarkisë.
Dalja në pension e Princit Philip dhe vdekja e tij e mëvonshme
Në gusht 2017, Princi Philip u tërhoq zyrtarisht nga jeta publike, duke u shfaqur periodikisht në angazhimet zyrtare. Ndërkohë, Mbretëresha Elizabeth filloi të zvogëlojë detyrat e saj zyrtare , duke i dorëzuar disa detyra Princit Charles dhe anëtarëve të tjerë të lartë të familjes mbretërore.
Djali më i vogël i Charles, Princi Harry, duka i Sussex, dhe gruaja e tij, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, zgjodhi të tërhiqej nga rolet e tyre mbretërore në mars 2020. Gjatë kësaj kohe, interesi i publikut për Mbretëreshën dhe Familjen Mbretërore u rrit si rezultat i popullaritetit të gjerë të ” The Crown”.
Pasi u përball me disa pengesa fizike në vitet e fundit, Filipi, i cili ishte bashkëshorti i Elizabeth për më shumë se shtatë dekada, vdiq në prill 2021. Në përvjetorin e tyre të 50-të të martesës, në vitin 1997, Elizabeta kishte thënë për Filipin, të cilin do ta “takonte” sërish një vit pas vdekjes së tij.
“Ai ishte thjesht forca ime dhe shtëpia ime gjatë gjithë këtyre viteve”.
Ndërsa pasuria e saj e patreguar e bëri atë një nga gratë më të pasura në botë, Mbretëresha Elizabeth në nivel personal e donte thjeshtësinë. Ajo ishte një kalorëse e mprehtë, ndërsa mbante kuaj garash, shpesh merrte pjesë në gara dhe vizitonte periodikisht fermat e Kentakit në Shtetet e Bashkuara.
Një nga personat më me ndikim në botë nisi rrugëtimin e saj drejt përjetësisë plot ditë në moshën 96-vjeçare dhe me përvoja jetësore që shumëkush do t’i kishte zili.
20:15 –Ndarja nga jeta e Elizabeth II, reagon Rama: Mirupafshim Mbretëreshë
Ditën e sotme është ndarë nga jeta Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.
Me anë të një postimi në facebook, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shkruan: Mirupafshim Mbretëreshë.
Mbretëresha e Britanisë së Madhe u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në Kështjellën e Balmorës.
20:12 – Flamujt në gjysmështizë dhe turmat jashtë pallatit Buckingham, çfarë po ndodh në Angli pas vdekjes së Mbretëreshës
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka treonditur Britaninë e Madhe dhe mbarë botën, teksa në ishull kanë filluar përgatitjet për nderimet e fundit të monarkes më jetëgjatë.
Flamujt janë ulur në gjysmështizë, ashtu siç e kërkon rregulli në një rast të tillë.
Ndërkohë, jashtë Pallatit Buckingham janë mbledhur turma të mëdha me njerëz, të cilët vajtojnë vdekjes e Mbretëreshës 96-vjeçare.
Njerëzit filluan të shkonin para pallatit që në momentin që u dha lajmi se gjendja e Mbretëreshës nuk është më e mirë, ndërsa numrat janë shtuar.
Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral në Skoci. Gjatë ditës së sotme atje shkuan me urgjencë anëtarët e familjes mbretërore, që nga Pirnci Charles e deri te Princi William e vëllai i tij Harry.
20:01 –Charles merr fronin, bëhet Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar
Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth. Familja mbretërore iu referua Charles si Mbret në njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Si trashëgimtar i dukshëm që në moshën tre vjeçare, ai ka qenë trashëgimtari më i gjatë i fronit në historinë britanike.
Një njoftimin e pallatit për vdekjen e mbretëreshës, thuhej se “Mbreti dhe gruaja e tij do të qëndrojnë në Kalanë Balmoral dhe do të shkojnë në Londër nesër”. Pasi të bëhet sovran, Charles ka mundësinë të marrë çdo emër që ai zgjedh për mbretërimin e tij si Mbret.
Për shembull, emri i vërtetë i mbretit George VI ishte në fakt Albert. Dy monarkë të mëparshëm janë quajtur Charles. Ai mori përsipër disa angazhime të mbretëreshës këtë vit për shkak të shëndetit të saj. Titulli i tij i mëparshëm, Princi i Uellsit, tani ka të ngjarë t’i kalojë djalit të tij, Princit William.
19:49 – Shtëpia e Bardhë reagon për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, reagoi ndaj lajmit se Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96-vjeçare, duke thënë se zemrat dhe mendimet e amerikanëve shkojnë për familjen dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar.
“Zemrat dhe mendimet tona shkojnë për anëtarët e familjes së Mbretëreshës, shkojnë për popullin e Mbretërisë së Bashkuar. Nuk dua të flas përpara se asaj që do të thotë Presidenti”, tha Jean-Pierre në fund të fjalimit.
Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, në Kështjellën Balmoral në Skoci.
Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
19:46 –“Ura e Londrës ra”, ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II, çfarë ndodh tani në Britani
Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së Madhe ka ndërruar jetë ditën e enjte në 8 shtator 2022, në moshën 96-vjeçare. Prej dy ditësh gjendja e Mbretëreshës ishte përkeqësuar së tepërmi, ndërsa ajo prej disa ditësh ndodhej në Kështjellën e Balmoral në Skoci.
Por çfarë ndodh në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth do të ndërrojë jetë?
What will happen when Queen Elizabeth II dies? pic.twitter.com/2WEGheF7Jy
— Business Insider (@BusinessInsider) November 7, 2019
Sipas një plani të publikuar në vitin 1960-të, dhe që u bë publik në “Politico” por që më pas shkrimi u zhduk menjëherë thuhet se 10 minuta pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, flamujt do të valëviten në gjysmështizë, faqja e internetit e familjes mbretërore do të zbehet dhe Mbreti tashmë Charles do t’i drejtohet kombit gjatë turneut në MB.
19:33 –Mbretëresha Elizabeth II vdes në moshën 96 vjeçare
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
Pallati tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit. Një ditë më parë, ajo mirëpriti ish-kryeministrin Boris Johnson dhe pasuesen e tij në detyrë, Liz Truss.
The Queen died peacefully at Balmoral this afternoon.
The King and The Queen Consort will remain at Balmoral this evening and will return to London tomorrow. pic.twitter.com/VfxpXro22W
— The Royal Family (@RoyalFamily) September 8, 2022
Megjithatë, në vend që të shkonte në Londër për këtë takim, ajo ka preferuar të qëndrojë në Balmoral për shkak të problemeve shëndetësore. Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.
Lajmi se mbretëresha Elizabeth është ndarë nga jeta ka shkaktuar prekur njerëzit në mbarë botën. Monarkja më jetëgjatë në Britaninë e Madhe ka jetuar një jetë plot ulje-ngritje, arritje, vendime të vështira, lajme të lumtura dhe sigurisht shumë intriga, pasion dhe skandale mbretërore.
/Abcnews.al/