Gazetari Artan Hoxha ka folur nga Bogota për “Radari Informativ” në Abc, ku ka treguar se si ka ndryshuar trafiku i drogës në kartelet ku ka shqiptarë në Amerikën Latine.
Hoxha tha se vrasja e liderit të grupit më të madh të Ekuadorit, ka ndyrshuar rrugët e transportit, me kartelet që janë zhvendosur në Peru.
“Duke patur parasysh këtë situatë shqiptarët përpiqen që të vendosin kontaktet me kartelet për të siguruar ngarkesën më kokainë, transportin drejt Europës dhe përpiqen të qëndrojnë korrekt në këto marrëveshje, sidomos për pagesat, për të garantuar vijimësinë e trafikut.
Kemi mësuar që ka pasur ndryshim vitin e fundit. Një nga destinacionet e viteve të fundit ka qenë Ekuadori, dhe shqiptarët ekspozohen shumë aty edhe për shkak të atentatëve, të paktën 8 atentate që kanë shqetësuar autoritetet. Por nga ana tjetër, për shkak se karteli më i madh në Ekuador “Los Cholchoneros”, ka pësuar një ndryshim dhe është futur në një betejë të përgjakshme, janë 20 mijë anëtarë, dhe në dhejtor të 2020, lideri i këtij karteli u ekzekutua gjatë një atentati dhe që nga ajo kohë ky kartel është futur në një konflikt me rivalet dhe brenda tij. Kjo ka shkaktuar probleme edhe për grupet shqiptare dhe i ka detyruar të gjejnë rrugë të reja për të transportuar kokainën. Një pjesë e grupeve shqiptare janë zhvendosur në Peru. Pak ditë më parë u arrestua një biznesmen Italian dhe një shiqptar me 2.3 kokainë gati për ta transportuar. Po ashtu Gentian Meta dhe Franc Malo kishin bërë gati kokainën që do zbarkonte në Holandë.
Këto raste fillojnë në janar, kur në Guajakili u ekzekutua një personazh i njohur i botës së krimit në Shqipëri dhe goditja e tij u bë sepse edhe në Ekuador po ndryshonin linjat e trafikut por edhe nga Shqipëria kishte përplasje për kontrollin e trafikut.
Në korrik u kap një ngarkesë në portin e Durrësit që vinte nga Ekuadori. Kur humbën arkat bëhet fjalë për një ngarkesë 2 tonë e 20 kg. Pastaj është rasti i Skafit që u gjet i djegur, dyshohet se kishte 2 tonë kokainë”, tha Hoxha. /abcnews.al