Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake pranë kufirit me BE-në

schedule12:36 - 8 Shtator, 2022

schedule 12:36 - 8 Shtator, 2022

Zyrtarët e mbrojtjes të Bjellorusisë kanë njoftuar për nisjen e stërvitjeve ushtarake pranë kufirit me Poloninë, shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

Ministria e Mbrojtjes tha se trupat do të trajnohen për të çliruar territorin e okupuar përkohësisht nga armiku dhe për të rimarrë kontrollin e territorit në zonat kufitare.

Sipas ministrisë manovrat do të mbahen në bazën stërvitore ushtarake në Brest, afër kufirit me Poloninë, por edhe në zonat përreth kryeqytetit, Minsk, dhe në Vitebsk në verilindje të Bjellorusisë.

Kujtojmë se lideri i kontestuar bjellorus, Aleksandr Lukashenka, ka lejuar ushtrinë ruse që të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës në fillim të pushtimit të paprovokuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!