Më 13 shtator kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thirrur një protestë te inceneratori i Tiranës. Të pyetur nga gazetarët, disa nga deputetët e grupit të Alibeajt, nuk kanë dhënë një përgjigje positive.
Ish-kreu i PD Lulzim Basha nuk dha asnjë lloj përgjigjeje, ndërsa Gazment Bardhi tha se skenë krimi është kryeministria.
Vetëm Ina Zhupa konfirmoi pjesëmarrjen.
Pjesë nga deklaratat:
Dhurata Çupi: Vetëm kur më thërret partia Demokratike.
Bardhi: Inceneratorët janë produkt i krimit, nëse ka një skemë krimi është kryeministria.
Alibeaj: Ajo që do bëj është të jem deputet i shqiptarëve dhe të bëj denoncime mbi afera korruptive.
Ina Zhupa: Unë kam një lidhje të veçantë me çështjen, inceneratori i Tiranës është një kauzë për të cilën kam bërë betejë, prandaj do jem në protestë. Vendimi i të tjerëve për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestë është vendim personal kur thirren nga parti të tjera politike.
/abcnews.al/