233 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule19:14 - 7 Shtator, 2022

schedule 19:14 - 7 Shtator, 2022

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:

92 në Tiranë, nga 11 në Fier, Sarandë, 9 Lezhë, nga 8 Kamëz, Gjirokastër,  7 në Durrës, nga 6 Kavajë, Lushnje, Korcë, Devoll, Berat, nga 5 Shkodër, Divjakë, Peqin, nga 4 Dimal, Elbasan, nga 3 Kurbin, Vlorë, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 2 Dibër, Roskovec, Patos, Polican, Gramsh,  nga 1 Pukë, Mirditë, Shijak, Bulqizë, Mat, Përmet, Tepelenë, Maliq, Pogradec.

Janë 1,728 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,058 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                233

Të shëruar në 24 orë          366

Të shtruar në spitale             18

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     1245

Testime totale                   1,967,619

Raste pozitive                      329,370

Raste të shëruara                  324,058

Raste Aktive                             1,728

Humbje jete                              3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    815

Shkodër                 166

Fier                         139

Elbasan                   135

Durrës                     115

Korçë                       91

Vlorë                         88

Gjirokastër                55

Berat                           50

Dibër                           44

Lezhë                          28

Kukës                           2

/Abcnews.al/