Napoli do të përballet sonte me Liverpoolin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League, një takim që do të nisë në orën 21:00.
Për këtë duel sipas “Corriere dello Sport” raportohet se golashënuesi më i mirë i skuadrës napolitani, Dries Mertens do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit.
Po sipas burimit në fjalë, ish-lojtari i Napolit, i cili luan te Galatasaray është parë në rrugët e qytetit së bashku me gruan e tij, Kat, me median italiane që raportohen se belgu do të rikthehet për herë të parë në “Maradona” si një ish-lojtar. /f.a/abcnews.al