Adele është martuar me Rich Paul? Detaji që nxiti dyshimet

schedule16:05 - 7 Shtator, 2022

schedule 16:05 - 7 Shtator, 2022

Një detaj i vogël në postimin e fundit të Adele ka mjaftuar për të ndezur thashethemet për një martesë të dytë. Këngëtarja e cila pak ditë më parë fitoi çmimin e saj të parë EMMY për koncertin special që dha në CBS, ka postuar disa foto në Instagram teksa shprehu falenderimet për çmimin e saj.

Këngëtarja britanike ka pozuar me çmimin e saj në krahë, e buzëqeshur pa asnjë gjurmë grimi dhe ndër të tjera ka shkruar: “Jam shumë e lumtur. Jam shumë e nderuar të marr këtë çmim.” Megjithatë, nuk ishte çmimi që zgjoi interesin e ndjekësve të saj, por një kuti e vogël pas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)

Në detaje, Adele ka postuar tre foto. Në njërën prej tyre, Adele ka fotografuar vetëm çmimin në një tavolinë, ku vihej re një kuti, në të cilën ishin gdhendur fjalët: ‘The Paul’s. Fansat mendojnë se kutia është një dhuratë nga dasma e Adele me të dashurin e saj, Rich Paul.

“U martuan?”, pyeti një fans. Një tjetër, megjithatë, vuri në dukje se nëse ata do të ishin martuar, do të ishte renditur si “The Pauls” dhe jo “The Paul’s” , domethënë pa apostrofin, që tregon numrin njëjës. Këngëtarja ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!