Padyshim, njollat nga frutat e kuqe janë një “dhimbje koke” për të gjithë ne, sikur të bien mbi rrobat që bëhen “makth”.
Megjithatë, edhe nëse mbi veshje bie një luleshtrydhe apo qershi, të ashtuquajturat “fruta të kuqe”, ka zgjidhje.
Pra, shikoni më poshtë se si mund t’i hiqni këto njolla:
Gjithçka që ju nevojitet është qumësht dhe limon.
Krijoni një përzierje të pjesëve të barabarta të qumështit dhe lëngut të limonit. Më pas zhytni një sfungjer të pastër në përzierje dhe fërkojeni lehtë njollën me të.
Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe zhytni në 5 litra ujë me një lugë detergjent rrobash.
Lëreni për 8-10 orë, pra për një natë të tërë dhe më pas lajeni normalisht në lavatriçe./abcnews.al