Momentet e dhimbshme, parodistët e Vlorës vajtojnë humbjen e kolegut (Foto)

schedule12:30 - 31 Maj, 2019

schedule 12:30 - 31 Maj, 2019

Ndarja e parakohshme nga jeta e parodistit të Vlorës Muhamet Liko është një lajm i hidhur për të gjithë. Dhimbja është e madhe për artëdashësit, aq më tepër për familjarët dhe kolegët e tij. Afrim Agalliu, Mane Lumani dhe Agron Hamo, tre nga parodistët e Vlorës, vajtojnë humbjen e mikut të tyre, Metit.

Sot në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, familjarë, miq e dashamirës janë mbledhur për të kryer homazhe për artistin e madh. Muhamet Liko vuante prej kohësh nga problemet me zemrën. Iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por nuk ia doli dot të fitonte betejën me vdekjen.

Ditën e enjte, familjarët njoftuan se Meti u nda nga jeta. Parodisti i Vlorës Muhamet Liko dhe 3 kolegët e tij Mane Lumani, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë dhënë shumë për publikun shqiptar, duke sjellë në skenë emocione të mëdha. /tvklan.al