62 qytetarë të infektuar, një humbje jete janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë, janë 415 të shëruar persona, uke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.
Në të gjithë vendin janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa ë spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.
Njoftimi i MSH:
6 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 62 qytetarë, në këto bashki:
19 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Lushnje, nga 3 Durrës, Dibër, Himarë, Gramsh, Devoll, nga 2 Vlorë, Kavajë, Tepelena, nga 1 Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Sarandë, Kolonjë.
Janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 88 vjeç.
Janë shëruar 415 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 62
Të shëruar në 24 orë 415
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 294
Testime totale 1,966,374
Raste pozitive 329,137
Raste të shëruara 323,692
Raste Aktive 1,861
Humbje jete 3,584
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 855
Shkodër 184
Fier 172
Elbasan 163
Durrës 118
Korçë 100
Vlorë 92
Gjirokastër 54
Berat 49
Dibër 45
Lezhë 24
Kukës 5
/abcnews.al