Një mësuese e shkollës fillore në SHBA pretendon se ajo u pushua nga puna pasi dukej “shumë seksi”, duke shtuar se ajo ishte ngacmuar nga kolegët dhe prindërit. 33-vjeçarja Patrice Broën nga Atlanta tha se gjithçka filloi në 2016, kur ajo filloi të postonte foto nga brenda klasës, ku pozonte pranë fëmijëve.
Fotot u bënë menjëherë virale së bashku me hashtag-un #TeacherBae dhe pikërisht aty mori kritikat e para për veshjen që i nxirrnin në pah të pasmet. Ajo i injoroi komentet dhe këmbënguli se rrobat e saj ishin në përputhje me kodin e veshjes. Megjithatë, 6 vjet më vonë, drejtori e pushoi nga puna.
Sipas saj, drejtori i tha se duhet ta pushonte sepse ishte “shumë seksi” për të punuar në shkollë. “Unë shkoja gjithmonë në punë dhe bëja foto në klasë, duke treguar se sa shumë e dua punën time dhe dukem bukur ndërsa mësoja fëmijët ,” tha Patrice.
Që atëherë ajo ka gjetur një punë në një shkollë tjetër dhe u jep mësim nxënësve të klasës së parë ndërsa thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrën se si ajo shfaqet në punë. “Ajo që veshin mësuesit nuk duhet të jetë fokusi. Fokusi duhet të jetë tek fëmijët”, thotë ajo.
/abcnews.al