Liz Truss është takuar me Mbretëreshën në Kalanë Balmoral si pjesë e procesit formal për marrjen e postit të kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.
Kjo pason takimin e Boris Johnson me mbretëreshën dhe dorëheqjen e tij më herët këtë mëngjes.
Truss fitoi me 81,326 vota në krahasim me Sunak i cili mori 60,399 vota. Truss trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës.
Liz Truss është kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015.
/abcnews.al