Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i zjarreve në Fairview, Hemet County, Kaliforni duke u përhapur në 8,100 hektarë.
Zjarri shpërtheu pak pas orës 02:00 me orën lokale, të hënën dhe po përhapet me shpejtësi, ndërsa autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve.
?#BREAKING: Large Brush fire has broken out with multiple homes on fire
Right now Multiple firefighters and authorities are dealing with A 500-acre brush fire that has broken out near Hemet CA with at least 6 structures on fire pic.twitter.com/jHVFQKq5Wx
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) September 6, 2022
Vetëm 5% e zjarrit është vënë tani në kontroll, sipas një deklaratë të departamentit të zjarrfikësve. Nëntë ekipe zjarrfikëse, gjashtë avionë, katër helikopterë dhe 265 zjarrfikës janë në gatishmëri për të vënë nën kontroll zjarrin, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Riverside.
Due to the ongoing Fairview Fire, all schools will be closed tomorrow, Tuesday, September 6, 2022. pic.twitter.com/O8k5fXZQCt
— Hemet Unified (@HemetUnified) September 6, 2022
Javën e kaluar një zjarr i madh në Kaliforninë Veriore shkatërroi rreth 16,200 hektarë, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa.
Më shumë se dy dekada thatësire dhe rritja e temperaturave të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike e kanë bërë Kaliforninë më të prirur se kurrë ndaj zjarreve. Dy vitet më të këqija ishin 2020 dhe 2021, bazuar në numrin e hektarëve të djegur si pasojë e zjarreve.
/abcnews.al