Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari bëhet makth për ish-gruan në Greqi, rreh dhe kërcënon me jetë në sy të fëmijës

schedule10:53 - 6 Shtator, 2022

schedule 10:53 - 6 Shtator, 2022

Një shqiptar është bërë makth për ish-gruan e tij 26-vjeçare nga qyteti i Volos në Greqi.

Edhe pse të divorcuar, shqiptari e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar të renë, me të cilën ka një fëmijë 5 vjeç.

Mediet greke raportojnë se emigranti shqiptar, 34 vjeç është vendosur sërish para drejtësie greke, pasi ish-gruaja e ka denoncuar në polici në të kaluarën për dhunë. Këtë herë shqiptari ka kërcënuar ish-gruan me jetë.



Ndaj 34-vjeccari rëndojnë akuzat për dhunë në familje, kërcënim, fyerje dhe dëmtime ndaj ish-gruas. Në aktakuzë renditen katër vepra penale. Në gjyqin e parë të mbajtur, burri u la i lirë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari kishte arritur deri aty sa ta kërcënonte gruan me kaçavidë në sy të fëmijës së tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!