Një biznesmen ka përjetuar momente tmerri në shtëpinë e tij, ku katër hajdutë i bastisën banesën për ta grabitur.
Siç raportojnë mediet greke gjithçka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Aspropirgos. Katër hajdutët me maskë hynë në shtëpinë e biznesmienit 27-vjeçar , e lidhën dhe më pas i vodhën para dhe flori.
Mësohet se hajdutët kanë detyruar biznesmenin që t’i dorëzojë atyre çelësin e kasafortës, në të cilën mbante para. Sipas informacioneve nga policia hajdutët i kanë vjedhur biznesmenit shumën prej 100 mijë eurosh.
Për rrjedhojë policia greke po punon për kapjen e 4 hajdutëve, ndërsa thuhet se autorët e grabitjes u larguan nga vendngjarja me makinën e biznesmenit, të cilën policia e gjeti të djegur në Menidi./abcnews.al/