Vetëm 11 muaj iu lanë Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit. Për të kjo periudhë ishte e pamjaftueshme për të bërë ndryshim në polici, por për ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe për qeverinë ishte koha e mjaftueshme për ta shkarkuar për shkak se pretendohej se nuk i ka përmbushur objektivat.
Por, përpara se të shkarkohej nga posti, Nano duket se ka shpjeguar sipas mënyrës së tij se përse kanë dështuar operacionet e Policisë së Shtetit në kapjen e personave në kërkim, apo atyre që kanë qenë autorë të ngjarjeve kriminale të kohëve të fundit.
Nano ka thënë se gjatë kohës që ushtronte detyrën, janë arratisur 14 kriminelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, rrëfen Nano në dokumentar, duke dashur të theksojë faktin se pavarësisht dekonspirimeve, ka pasur edhe rezultate pozitive.
Në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, Nano shton se për shkak të reformës në drejtësi, i është dashur të largojë nga puna shumë kolegë të vetë në polici.
“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse në qoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, ka zbuluar ish-drejtori.
/abcnews.al/