Sesioni i ri parlamentar ka nisur me debate mes deputetit demokrat Tritan Shehu dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Shehu kërkoi fjalën për procedurë, por Nikolla nuk e lejoi të vazhdonte.
Debati:
Shehu: Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet rregullorja. Nuk ka asnjë element përmirësimi. Në vend që të rregullonit atë që nuk ëhstë bërë mirë, bëni sërish gabime. Nuk u tha asnjë fjalë për rezolutën e propozuar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Nikolla: Kjo nuk është procedurë. Ju njoftova që kjo është vendimmarrja e konferencës së kryetarëve. /abcnews.al