TIRANË – Gjendet një i mbytur në lumin e Tiranës, pranë “Shkallës së Tujanit”.
Burime për ABC bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe po mundohen të nxjerrin trupin nga kanioni ku ndodhet.
Nuk dihet nëse viktima ka qenë duke u larë apo ka rrëshqitur nga lartësia.
Mësohet se viktima është një burrë 63-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2022, në impiantin e lumit në Brar, është gjetur i mbytur, pa shenja jete shtetasi S. F., 63 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/