Humbja në finale, Xhaka: Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

schedule19:01 - 30 Maj, 2019

schedule 19:01 - 30 Maj, 2019

Arsenali humbi të mërkurën finalen e Europa League ndaj Chelsea-t. Përveç kupës, fitorja do t’u sillte edhe një kualifikim në Champions League lojtarëve të Unai Emery, por në fund mbeti vetëm zhgënjimi.

Kështu ndihej edhe lotari me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka. Ai ka zbuluar për mediat britanike se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes.

“Trajneri, lojtarët, askush nuk fliste në dhomat e zhveshjes”, tha Xhaka.

Futbollisti iu përgjigj edhe pyetjes nëse e dinte arsyen se pse Emery nuk foli asgjë.

“Nuk e di. Ishte i zhgënjyer me siguri. Mendoj se e dimë si luajtëm. E dimë që humbëm ndeshjen. Nuk ka të bëjë me të bërtiturat sa herë që humbasim. Mund të thoni gjithçka tani, por nuk është koha për të shpjeguar pse dhe çfarë ndodhi në fushën e lojës. Mendoj se ishte një mundësi e madhe për ne, të cilën nuk e kapëm dot”, përfundoi sulmuesi i Zvicrës.

Chelsea arriti të fitonte 4-1 ndeshjen që u luajt në Baku të Azerbajxhanit. Për “Blutë” shënuan Pedro, Giroud dhe dy herë Hazard. Ndërsa golin e nderit për “Topçinjtë” e shënoi Iwobi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!