Tifozët e Juventusit nuk e pranojnë faktin se legjenda e klubit, Antonio Conte do të drejtoje rivalët e Interit. Fansat bardhezi kanë kërkuar heqjen e yllit që i dedikohet Conte-s në “Allianz Stadium”.
Pas përfundimit të kampionatit në Itali, katër skuadrat më të mëdha, Juventusi, Inter, Milan dhe Roma janë vendosur në kërkim për trajnerët e rinj. Ndryshe nga tre ekipet e tjera, Inter është shumë pranë zyrtarizimit të trajnerit Antonio Conte.
Tifozët e Juventusit nuk e durojnë dot faktin që ikona e skuadrës bardhezi të kalojë tek rivalet e përbetuar të Interit. Madje nga tifozët e “Zonjës së vjetër” ka marrë iniciativën duke krijuar një peticion në platformën change.org duke i bërë kërkesë drejtuesve bardhezi që të heqin nga stadiumi yllin që i dedikohet trajnerit Antonio Conte.
Telashe nuk ka vetëm për trajnerin Conte, por edhe për bashkëkombasin e tij, Mauricio Sarri, i cili ka raporte të shkëlqyer me tifozët e Napolit. Mundësia për të kaluar tek rivalët e përbetuar të Juventusit nuk është kapërdirë mirë nga napoletanët.
Sipas mediave italiane, disa tifozë të Napolit kanë vendosur një parullë para shtëpisë së teknikut Sarri në Toscana të Italisë, ku i kërkohet të mos firmosë me bardhezinjtë. Gjithsesi tekniku italian ka deklaruar nga Azerbajxhani ku u mbajt finalja e madhe e Europa League se ky profesion i tillë është, duke lëshuar një mesazh të qartë se nuk e përjashton mundësinë e kalimit te Juventus./ABC News Albania 24/7