VIDEO/ Burri tërheq zvarrë me motor një baldosë

schedule16:21 - 5 Shtator, 2022

schedule 16:21 - 5 Shtator, 2022

Një rast i abuzimit me kafshët është zbuluar së fundmi në Kavalla, Greqi.

Një burrë po tërhiqte zvarrë një baldosë me motorin e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

“Çfarë po zvarritet atje? Është qen?”, janë komentet që dëgjohen nga brenda makinës në të cilën ndodhen dy të rinjtë që denoncuan burrin. 

KLIKO PËR TË PARË VIDEON 

Në fakt kanë tentuar ta ndalojnë, por nuk ia kanë dalë sepse ka vrapuar në arë.

Më pas dy të rinjtë kanë shkuar në komisariatin e zonës së tyre ku kanë bërë denoncimin përkatës.

Burri u arrestua ndërsa baldosa kishte ngordhur dhe sipas Philozoiki Kavala nuk dihet nëse ka ngordhur teksa burri po e tërhiqte zvarrë apo ishte tashmë e pajetë. Për këtë është transferuar në Athinë për autopsi.

Rastin e ka marrë pylltaria e Kavallës./Abcnews.al/