Arrestimi i tre të rinjve në Gramsh, Karamuço: Faktet që janë agjentë të “GRU”, pse mund të lirohen?

schedule13:20 - 5 Shtator, 2022

schedule 13:20 - 5 Shtator, 2022

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë deklaratën e fortë në ABC LIVE, duke thënë se tre të arrestuari në Gramsh janë spiunë rus.

Sipas tij, të gjitha faktet kanë vërtetuar se të paktën dy të arrestuarit i përkasin GRU-së, ruse dhe paguhen. Ai ka shtuar se që nga 7 marsi Shqipëria është në “luftë” me Rusinë, pasi kjo e fundit na shpalli vend jo miqësor.

“Koha nuk duhet të zbeh gjerat për të ulur vigjilencën. Apo për tu bërë shkak që të lirohen. Negociatorët janë afruar dhe dy prej tyre mund të lirohen. Se mund edhe të shkëmbehen me interesa edhe për aleatë. Në Shqipëri vijon të ndodh. Që nga 7 marsi 2022 ne jemi në luftë. Shqipëria vijon furnizon me armë Ukrainën si pjesë e NATO. Jemi përballë me një shtet siç është Rusia. Aktualisht Rusia ne na ka shpallur vend armik që nga 7 marsi. Pres që në vijim, Shqipëria do të marrë veprime shumë të guximshme, kundrejt Rusisë dhe Bjellorusisë.” tha Karamuço.

Eksperti i kriminalistikës ka shtuar se Rusisë i intereson të marrë disa përgjigje dhe këto përgjigje tre të arrestuarit në Gramsh kanë mundur t’i gjejnë. Mes të tjerash Karamuço theksoi se ka mundësi të lartë që spiunët rus të mund të lirohen, ndoshta edhe në kuadër të shkëmbimeve të NATO-së si pjesë e saj.

“Këta person, nga dokumentacioni që është sekret. Po janë agjentë rus. E konfirmojnë. Janë të GRU ruse. Janë të paguar nga këto shërbime. Drejtoria 7 quhet. Janë rekrutime edhe nga civilët. Si këta. Ata i gjejnë studentë. Ata vijnë me pyetje të sakta. A ka NATO plan për të prodhuar fishekë. A prodhon ende? A ka armë që janë në Ukrainë? Ndaj kishte një kimist me vete. Rusët nuk vijnë për të vrarë këtu. Agjentura kërkon përgjigje. Në Kuçovë u ngrit pyetja a kishte raketa patriot aty ?” tha Karamuço.

Karamuço ka shtuar se në celularët e rusëve janë gjetur edhe foto apo skica të digave kryesore në vendin tonë. Dhe kjo ka shtuar dyshimet për agjentura të huaja.

 

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfliktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!