Rusia refuzon të hapë tubacionin që furnizon Evropën me gaz, çmimi rritet me 26%

schedule10:33 - 5 Shtator, 2022

schedule 10:33 - 5 Shtator, 2022

Çmimet e gazit janë rritur për shkak të shqetësimeve për furnizimet me energji, pasi Rusia njoftoi se nuk do të rihapë tubacionin kryesor që furnizon me gaz Evropën.

Çmimi i shitjes me shumicë i gazit për muajin e ardhshëm në Holandë pritet të rritet me 26%, shkruan BBC.

Gazsjellësi rus Nord Stream ishte planifikuar të rihapej të shtunën, 3 shtator, pasi ishte mbyllur për tre ditë rresht.

Por të premten kompania shtetërore e energjisë Gazprom, njoftoi se tubacioni që furnizon Evropën ka një problem teknik, e për pasojë nuk do të rihapet.

Evropa ka akuzuar Rusinë për përdorimin e furnizimeve me gaz për ta shantazhuar atë. Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga Moska.