Nga Majlinda Bregu
“Çdo epokë do të ketë Faustin e vet,”- thoshte Kierkeegard.
E vërteta është se ne jemi të gjithë nën një nyje faustine.
Interneti na ka ndryshuar jetën.
Në vitin 2021 çdo 1️⃣1️⃣ sekonda konsumatorët ose bizneset ranë pre e sulmeve kibernetike, të njohura si ransomware
Në ⏭ 2031 kjo do të ndodhë çdo 2️⃣ sekonda. Edhe instagrami ynë u hakërua, muajin që shkoi. Lufta kundër “armiqve” digjitalë nuk është e lehtë dhe as shaka.
E megjithatë ne çdo ditë e më shumë po jetojmë në botën digjitale. Miqtë i kemi edhe virtualë, blerjet i bëjmë online, çertifikatat e lindjes e të vdekjes po ashtu i gjen online.
✅Vlera e tregut global të transformimit digjital ishte 608.72 miliardë dollarë në 2021
✅75% e gjithë popullsisë së botës është në internet,
⏭ në vitin 2030 do të jetë 90%
✅Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK) është përgjegjëse sot për 5-9% të përdorimit global të energjisë ?.
Mund të vazhdoj me shifra pa fund, por ato nga rajoni po i lë për në #prishtinë , Kosovë. Aty ku 9️⃣3️⃣% e të rinjve përdorin internetin. Më shumë se në cdo vend tjetër të rajonit dhe ku do të zhvillojmë #finalen e #Balkatjon 3.0.
Nga një ide e lindur gjatë pandemisë, 9️⃣ produkte të reja dixhitale të prodhuara në Ballkanin Perëndimor iu shtuan në 2 vitet e fundit, atyre ekzistuese, duke e bërë Balkathon një markë të RCC për të cilēn jemi krenarë.
Ku jemi ne këtu?
Duke u përpjekur të nxisim sa më shumë agjenda rajonale të koordinuara në fushën digjitale.
Më inovative, më të guximshme, më të shpejta, më të zgjuara, më digjitale dhe mbi të gjitha, me RREGULLA. Për të mbrojtur të mirët, të pafajshmit, sigurinë personale dhe atë kombëtare nga kriminelët.
?5-6 shtator në Prishtinë, 12 ekipe me të rinj nga rajoni do të prezantojnë produktet e tyre.
6️⃣më të mirët do të fitojnë dhe të shpresojmë se do të pushtojnë tregjet tona dhe pse jo, ato ????