Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blerjet online, trendi i viteve të fundit

schedule16:10 - 30 Maj, 2019

schedule 16:10 - 30 Maj, 2019

Blerjet online po kthehen në tendencë vitet e fundit. Sipas ekspertëve të fushës, blerjet brenda vendit mbeten më të favorizuara, pasi për blerjet nga jashtë aplikohen disa taksa ekstra.

Deri para pak vitesh dukej e paimagjinueshme që një produkt i ekspozuar në vitrinat e butikeve do te na vinte ne dore vetem me një klick.

Por tashme kjo është e zakonshme dhe shumë shqiptarëjane blerës online. Interesi për këtë mënyrë blerje po rritet gjithnjë e më shumë.

Situata për blerjet online brenda vendit është më e favorshme sipas ekspertëve të fushës, krahasuar me blerjet nga kompani jashte vendit.

Grupmosha që kryen më shumë blerje online në vendin tonë,  janë të rinjtë. Ndërsa kategoritë e produkteve më të kërkuara, jane veshjet dhe pajisjet elektronike.

Blerjet online brenda vendit kanë përparësi, pasi me ndryshimet e kryera më 1 mars 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, rritet edhe kosto e taksave mbi transportin e produkteve të blera online nga jashtë Shqipërisë.

Siç vërehet në udhëzim, për produkte me çmim mbi 23 euro dhe shpenzim për transportin mbi 5 euro, çdo blerës kur merr porosinë në dorë, do të paguajë për llogari të Drejtorisë së Doganave përveç TVSH-se mbi çmimin e produktit, e cila është paguar deri tani, edhe TVSH-në për vlerën e transportit të mallit nga jashtë vendit.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!