Kanë marrë tjetër rrjedhë hetimet për vrasjen e Ismet Çekores në Shkodër. Alban Bruçi për momentin nuk është i dyshuar për vrasjen e 57-vjecarit.
Burime nga grupi hetimor thanë për ABC, se Bruçi pas shoqërimit u la i lirë për mungesë provash. Kështu është përjashtuar pista e hakmarrjes së mundshme.
Hetuesit janë përqendruar tek aktiviteti i mëparshëm i viktimës dhe i djalit të tij, Bajram Çekorja, i cili është shpallur në kërkim një javë më parë, si autor i dyshuar i atentatit ndaj Alban Bruçit, që ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.
Lexo edhe: “Dikush e thirri për të dalë nga shtëpia”, kush e nxori në pritë Ismet Çekorjan?
Katër ditë përpara se të ekzekutohej, i ndjeri deklaroi për mediat se djali i tij nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Bruçit.
Ndërkaq, Ismet Çekorja u vra me armë pranë banesës së tij. Nga grupi hetimor është mësuar se 57-vjeçari është thirrur nga një person dhe më pas ka dalë jashtë. Nuk dihet ende nëse personi që e thirri është ekzekutori i tij. g.v/abcnews.al