Bylisi “blindon” tre titullarë me kontrata të reja, akord edhe me yllin e sulmit

schedule11:31 - 4 Shtator, 2022

schedule 11:31 - 4 Shtator, 2022

Bylisi ka zyrtarizuar rinovimet me tre lojtarë, Trumcin, Jankun dhe Macollin, ndërkohë që bën me dije se ka akord edhe me sulmuesin nigerian, Beji, për të nënshkruar kontratën e re.

“Pas mbylljes së merkatos, në vijim të projektit dhe strategjisë së klubit me lojtarët me perspektive, pas rinovimit me sulmuesin Eridon Qardaku, janë rinovuar kontratat edhe me kapitenin Aleksander Trumci, Stivian Janku dhe Xhoel Macollin.

Së shpejti pritet që të rinovoje edhe sulmuesi Beji Antoni, me të cilin është arritur akordi dhe pritet vetëm firma e tij.

Të gjithë lojtarët tashmë janë me kontrata 3-4 vjeçare dhe vazhdon politika e FK BYLIS për të afirmuar lojtarë të talentuar vendas dhe të huaj, duke ecur në gjurmet e Olainkes, Muratajt, Hadrojit, Prekes etj”, shkruan Bylisi. / abcnews.al