FOTO/ “Mirë se erdhe Zoi”, Eduarti realizon pritjen madhështore për Arbanën dhe të voglën e tyre

schedule12:30 - 3 Shtator, 2022

schedule 12:30 - 3 Shtator, 2022

Pasi solli në jetë vogëlushen Zoi, moderatorja Arbana Osmani është rikthyer në shtëpi. Partneri i saj, Eduart Grishaj është kujdesur ta mirëpresë në mënyrën më të bukur. Ai ka organizuar një festë ndërsa e ka shndërruar shtëpinë në rozë, me lule, tullumbace dhe tortë.

Kujtojmë që Arbana e solli në jetë vogëlushen me 1 Shtator. “Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, shkroi Arbana krahas fotos së parë me të bijën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!