Astronomi i njohur amerikan Frank Drake, i famshëm në mbarë botën për kërkimin e tij mbi inteligjencën jashtëtokësore dhe “Ekuacionin e Drake” që llogarit numrin e mundshëm të jashtëtokësorëve, ka vdekur në moshën 92-vjeçare në shtëpinë e tij në Kaliforni.
Falë guximit të tij, Drake frymëzoi disa shkencëtarë. Sot, falë zbulimit të mijëra ekzoplaneteve, kontributi i tij i historik është shumë i rëndësishëm. Drake ishte profesor i astronomisë dhe astrofizikës në Universitetin e Kalifornisë-Santa Cruz, si dhe për 19 vjet president i Institutit të Kërkimit për Inteligjencën Jashtëtokësore (SETI).
Në vitin 1961, ndërsa punonte në Observatorin Kombëtar të Astronomisë (NRAO) në Virxhinia Perëndimore dhe ndërsa që nga viti 1960 kishte filluar hetimin e parë të sinjaleve nga burime “inteligjente” jashtëtokësore (Projekti Ozma), ai prezantoi ekuacionin e tij tashmë të famshëm.
Gjatë gjithë karrierës së tij ai punoi për të përsosur metodat teknike të zbulimit të sinjaleve radio nga alienët. Drake krijoi në vitin 1974 mesazhin e parë ndëryjor të transmetuar qëllimisht në hapësirë nga Toka, i njohur si “mesazhi Arecibo”, raporton abcnews.al.
Ai gjithashtu mori pjesë, së bashku me astronomin Carl Sagan dhe të tjerë, në hartimin e mesazheve në pllakat e vendosura në anijen kozmike Pioneer 10 dhe 1.
Drake lindi në Çikago në vitin 1930, studioi fizikë në Universitetin Cornell në Nju Jork dhe u diplomua për doktoraturë në astronomi nga Universiteti i Harvardit. Ai ai punoi në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s (JPL), përpara se të bëhej profesor i astronomisë në Cornell (1976) dhe më pas në Universitetin e Kalifornisë-Santa Cruz (1984-1996).
Pas daljes në pension, ai vazhdoi pa u lodhur studimin e tij për zbulimin e jetës së jashtëtokësorëve. Ai ishte anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së dhe Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave.
/abcnews.al