Pikëlluese! Gjenden në fund të detit trupi i nënës emigrante përqafuar me djalin

schedule20:58 - 2 Shtator, 2022

schedule 20:58 - 2 Shtator, 2022

Largohen për një jetë të mirë, i ikin varfërisë, duke çarë detet, ndërsa shumë nuk mbërrijnë në destinacion. E tillë është edhe historia e nënës dhe një djali të vogël, kufomat e të cilëve janë gjetur nga autoritetet libaneze në det.

Fëmijë i mitur është gjetur në fund të detit i përqafuar me nënën e tij pas përmbytjes së varkës me të cilën ata udhëtonin.

Në një operacion të nisur nga Roja Bregdetare u gjetën rreth 30 trupa të njerëzve që kishin humbur jetë katër muaj më parë sërish duke u munduar të kalojnë kufirin. Mes shumë viktimasdh ata që dominonin ishin gratë dhe fëmijët.

“Ishte një grua poshtë, në fund, ndërsa mbante djalin e saj …na theu zemrat”, tha Tom Zreika, një nga shpëtimtarët për mediat libaneze.

Më 24 prill, anija me më shumë se 85 emigrantë u mbyt në rrethana ende të paqarta pas kontaktit me një varkë patrullimi të marinës libaneze. Rreth dyzet njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, mbetën të bllokuar në varkë dhe nuk mundën të shpëtonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!