Revoltohet Fifi: Pse nuk bën të japësh mësim me shami në shkolla?

schedule17:33 - 2 Shtator, 2022

schedule 17:33 - 2 Shtator, 2022

Mësuesja e matematikës, në një shkollë të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të bartjes së shamisë.

Menjëherë kanë ardhur reagimet të shumta, nga qytetarë dhe personazhe të njohur të ekranit. Mes tyre, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Fifi, e cila përmes një postimi në InstaStory u shpreh se secili ka drejtë të vishet ashtu siç do.

Sipas saj, Këshilli i Shkollës duhet të ketë turp për këtë vendim, pasi mënyra e të veshurit është zgjedhje individuale.

“Pse nuk bën kjo me shami me dhënë mësim në shkollë? A ka vlera me pak se një tjetër mësueses? Apo është e paditur? Apo i trajton studentët ndryshe? Secili ka të drejtë të vishet si të dojë. Është zgjedhje individuale/ Me qenë me shami nuk bën. Me qenë me këmishë nuk bën. Të shkosh me xhinse nuk bën. Po më vjen marre e ndërsa juve Këshillit të kësaj shkolle kam një fjalë..Turp”, ka shkruar Fifi.

Kujtojmë që dy ditë më parë, këngëtarja organizoi një protestë në Tiranë, duke marrë shkas nga 11-vjeçarja që u dhunua nga 5 persona në Prishtinë./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!