Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia e sheh mbërritjen e inspektorëve të IAEA në centralin bërthamor të Zaporizhzhia si “shumë pozitive”, por është shumë herët për të vlerësuar punën e ekipit, sipas BBC.
“Gjëja kryesore është që misioni i OKB-së është aty”, tha ai.
Kreu i administratës së rajonit të Zaporizhzhia, të kontrolluar nga Rusia, Yevhen Balitsky, tha se nuk kishte pasur asnjë bombardim nga pala ukrainase që nga e enjtja.
Ai ia atribuoi këtë pranisë së inspektorëve të IAEA në zonë.
/abcnews.al