Një oficer në pension i Departamentit të Policisë së Neë York është dënuar me 10 vite burg për sulmin ndaj një oficeri gjatë sulmit të vitit të kaluar Kapitol, sipas Reuters.
Ky është dënimi më i gjatë i dhënë deri më tani në lidhje me trazirat e 6 janarit. Thomas Webster u dënua, pasi u shpall fajtor në maj për sulmin ndaj një oficeri policie në Uashington, DC gjatë trazirave.
Webster ishte në mesin e mijëra mbështetësve të Trump që sulmuan Kapitolin në një përpjekje të dështuar për të bllokuar Kongresin nga certifikimi i fitores së presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.
Departamenti i Drejtësisë ka arrestuar më shumë se 860 persona për krime që lidhen me shkeljen e Kapitolit, duke përfshirë mbi 260 të cilët u akuzuan për sulme ose pengim të zbatimit të ligjit.
Avokati i Webster-it, ndërsa argumentonte për një dënim më të shkurtër, kishte thënë se klienti i tij kishte qenë nën “një ndikim të jashtëzakonshëm” nga falsifikimi i zgjedhjeve të Trump.
/abcnews.al