Arti i realizimit të bizhuterive është me të vërtetë një proces kreativ, por një çift kanë bërë një hap më tej duke prodhuar disa produkte duke përdorur spermë.
Sipas New Yort Post, Amanda Booth dhe bashkëshorti i saj filluan të ngarkojnë video në TikTok të krijimeve të tyre, të cilat i quajtën “bizhuteri j–zy”. Video shumë shpejt mori shumë shikime dhe përdorues të ndryshëm filluan të dërgonin kërkesa të ndryshme. Gjithçka nisi ku një person kërkoi “bizhuteri me spermë”.
Çifti menjëherë qeshën me idenë dhe postuan një video, në të cilën përshkruanin këtë kërkesë të çuditshme. Megjithatë, ata filluan të marrin një sërë kërkesash të lidhura, me propozimet serioze.
Kështu, vendosën të nisin prodhimin e bizhuterive specifike, por në sasi të kufizuar për arsye teknike. Amanda Booth tha se të interesuarit dërgojnë përmes postës spermën e paketuar në një enë të veçantë dhe më pas nis një “proces jo i këndshëm”.
@amandaldboothStay tuned for results I guess ??♀️♬ original sound – ✨Amanda Booth✨
Sipas saj, për shkak se aroma është e fortë, përpunimi i këtyre bizhuterive bëhet gjithmonë në fund të ditës, për shkak të aromës.
“Ne i përpunojmë ato në fund të ditës, përndryshe, ne punojmë me atë erë të veçantë gjatë gjithë ditës”, tha ajo.
Ajo zbuloi po ashtu se duhet një lugë çaji spermë së bashku me argjilën për të bërë bizhuteri. Tashmë krijimet e saj janë bërë befasuese, siç pretendon ajo, ndërsa vazhdimisht i vijnë kërkesa, por edhe mostra për të bërë bizhuteri të reja. /abcnews.al