Kristo-Ramës: Zoti kryeministër, shqipja nuk është një “gjuhë e çuditshme”, freno

schedule16:31 - 1 Shtator, 2022

schedule 16:31 - 1 Shtator, 2022

Moderatori i emisionit “Bardh a Zi” në Abc, Erion kristo, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Beograd, i cili në nisje të fjalimit të tij tha: “Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme”.

Kjo frazë e Ramës ka sjellë reagimin në Facebook të Kristos, i cili i ka kërkuar kryeministrit të ndalë deklarata që prekin gjuhën “Shqipe”.

Në postimin e tij Kristo thekson se Shqipja nuk është një gjuhë e çuditshme.

“Zoti Kryeministër! Shqipja nuk është “një gjuhë e çuditshme”. Freno!”, shkruan Kristo në Facebook.

Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama kritikohet për deklarata e tij gjatë vizitave ndërkombëtare, ku shpesh është kthyer në shënjestër edhe të mediave të huaja.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!