Studimi: Pirja e çajit mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

schedule13:37 - 1 Shtator, 2022

schedule 13:37 - 1 Shtator, 2022

Ndoshta preferoni më shumë kafen por shkencëtarët besojnë se pirja e çajit mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se ata që konsumonin dy ose më shumë filxhanë në ditë kishin deri në 13 për qind më pak gjasa të vdisnin nga ndonjë shkak.

Çaji i zi është i pasur me antioksidantë të lidhur me përmirësimin e shëndetit të zemrës, zorrëve dhe trurit, si dhe nivele më të ulëta të kolesterolit të keq, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak. Studimi mori të dhëna nga rreth 500,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan abcnews.al.

85 % e burrave dhe grave, të moshës 40 deri në 69 vjeç, raportuan se pinin rregullisht çaj. Krahasuar me ata që nuk pinin, pjesëmarrësit që raportuan se pinin dy ose më shumë filxhanë çaj çdo ditë kishin 9 deri në 13 për qind rrezik më të ulët për të vdekur.

Studiuesit thonë se gjetjet – të publikuara në revistën Annals of Internal Medicine – sugjerojnë se pirja e çajit mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Profesori Fernando Artalejo, një ekspert i shëndetit publik, e përshkroi hulumtimin si një “një përparim thelbësor në këtë fushë”.

“Ky artikull tregon se konsumi i rregullt i çajit të zi lidhet me një reduktim të vdekshmërisë totale dhe veçanërisht të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë 10 viteve në një popullatë të përgjithshme të moshës mesatare, kryesisht, të rritur,” tha profesor Artalejo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!