Sharon Stone ka rrëfyer së fundmi për përvojën me një djalë të ri dhe se si marrëdhënia e tyre ndryshoi kur ai e pyeti nëse përdorte botox. Gjatë një interviste për Vogue Arabia, aktorja e famshme tha se marrëdhënia përfundoi menjëherë pas kësaj por kjo gjë nuk ndikoi te ajo.
Aktorja tha se nuk donte dikë në jetën e saj që vlerësonte vetëm bukurinë e saj. “E takova edhe një herë pas kësaj dhe më pas ai nuk ishte i interesuar të dilte më me mua”, tha aktorja e famshme për revistën. “Nëse nuk më shihni për më shumë se kaq, ju lutem gjejeni vetë rrugëdaljen.”
Aktorja ka një arsye pse ka zgjedhur të mos përdorë injeksione. Ajo pranon se i ka përdorur ato kur ishte më e re por në fakt ka hequr dorë nga to. Shkak për këtë është bërë një komplikim shëndetësor, gjë që bëri që ajo të ndryshonte këndvështrimin për botox-in dhe injeksionet e tjera.
/abcnews.al