Juventusi ka bërë detyrën në shtepi kundër skuadrës së Spezias, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 falë sulmuesve Vlahovic e Milik.
Një eurogol me goditje dënimi nga Dusan Vlahovic zhbllokoi ndeshjen, kurse llogaritë i mbylli në shtesë Milik për t’i dhënë tre pikët skuadrës bardhezi, që shkon në kuotën e 8 pikëve, dy më pak se Roma kryesuese.
Napoli i Spallettit nuk ka përfituar, pasi barazoi befasisht 1-1 kundër Lecces në shtëpi. Colombo nuk i ndëshkoi dot vendasit me penallti dhe më pas Elmas kaloi Napolin në epërsi.
Lecce gjithsesi u kundërpërgjigj dhe ishte Colombo ai që shleu gabimin dhe me një gol të bukur vendosi baraspeshën. Napoli u mundua shumë që të shënonte golin e fitores, por nuk ia doli dot.
Juventus-Spezia 2-0
Vlahovic 9′, Milik 90+2′
Napoli-Lecce 1-1
Elmas 27′ / Colombo 31′