“Nuk po ndaj pronat”, plas sherri në protestë, Fifi i kthehet keq aktivistes

schedule20:40 - 31 Gusht, 2022

schedule 20:40 - 31 Gusht, 2022

Një debat ka ndodhur gjatë protestës së sotme për dhunimin e 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë. Një aktiviste e shoqërisë civile gjatë fjalës së mbajtur falënderoi për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain. Në atë moment ndërhyri këngëtarja Fifi, e cila me tone të ashpra u shpreh se ishte pikërisht vetë ajo që e ka organizuar.

Ndërkohë, pas saj qendronte partneri, Adis, i cili e mbështeste këngëtaren.

Pjesë nga debati:

Aktivistja: Nuk po ndaj pronat unë do them vetëm kaq… Për çfarë e ke realizuar?

Fifi: Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Fb.

Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.

Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!