Nga festat e tij të ditëlindjes e deri te lojërat shkollore, intervista e re e Meghan Markle zbulon disa detaje shumë të ëmbla për të dhe djalin e saj trevjeçar Archie.
Tashmë e dimë se Dukesha e Sussex dhe Princi Harry kanë një kopsht të mrekullueshëm për fëmijët në shtëpinë e tyre në Montecito, së bashku me Archie’s Chick Inn, një zonë e projektuar posaçërisht me pula.
Mesa duket ka edhe një kopsht plot me fruta dhe perime të freskëta, të cilat i prodhon familja.
Në intervistën e re të Meghan me The Cut, ajo zbuloi se Archie “i lumtur” e përshëndet duke i bërtitur “Mami, mami, mami!” kur e merr nga shkolla.
Stërnipi i Mbretëreshës Elizabeth shkon në ditëlindjet e shokëve të tij dhe “sjell fruta të freskëta për një javë për shokët e tij të klasës”. E adhurueshme!
Në fakt, Meghan është një specialiste dhuratash. Ajo kishte një blog, The Tig, përmes të cilit jepte këshilla për dhuratat dhe planifikimin e ngjarjeve. Madje, për intervistën e saj në The Cut, ajo i ka dhuruar gazetares fruta dhe perime nga kopshti i saj dhe një reçel nga Lili Bunny Garden+Lader.
Nga koteci i pulave te kopshti i fruta-perimeve, shtëpia e Archie-t në Montecito është tashmë një vend i veçantë për të./abcnews.al