Operacioni i transferimit të Ocampos është pezulluar në orët e fundit pavarësisht se nënshkrimi i mesfushorit të Sevillas me Ajax u mor si i mirëqenë.
Sipas “The Telegraaf” ka zbuluar se bordi drejtues i Ajax ka ndërprerë operacionin duke i konsideruar numrat e transferimeve “të papërgjegjshëm” , pasi Sevilla kërkoi 20 milionë euro për lojtarin.
Futbollisti argjentinas, i cili udhëtoi të martën në Holandë për të mbyllur transferimin e tij te Ajax, do të ishte kthyer në kryeqytetin andaluzian në orët e fundit pasi mësoi se bordi i klubit holandez ka ndaluar një operacion që dukej më shumë se në rrugën e duhur.
Lucas Ocampos u largua nga Sevilla për një shumë prej rreth 20 milionë eurosh dhe Sevilla kishte gjetur tashmë zëvendësuesin e tij, teksa Adnan Januzaj do të ishte përforcimi i ri për Lopeteguin.
Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i drejtuesve të Sevillas për lojtarin që e konsideruan të shitur në këtë merkato vere. /f.a/abcnews.al