Transferime nga Italia dhe Brazili, Kastrioti zyrtarizon dy lojtarë

schedule21:44 - 30 Gusht, 2022

schedule 21:44 - 30 Gusht, 2022

Kastrioti ka zyrtarizuar dy lojtarë që luajnë në sulm. Gabriel Morbeck ka nënshkruar për dy vite, kurse Aaron Kaçinari u është bashkuar krutanëve në huazim.

“Gabriel MorBeck është lojtari që i është bashkuar Kastriotit së fundmi. Sulmuesi nga Brazili është bashkuar me skuadrën disa ditë më parë, teksa dhe ka firmosur edhe një kontratë 2-vjeçare.

Aaron Kacinari është afrimi më i ri i Kastriotit. Mesfushori 21 vjeçar vjen nga ekipi i Venecias në Itali, teska për një sezon do të jetë i huazuar te Kastrioti.

Kaçinari është me nënshtetsi sllovene, por ka njërin nga prindërit shqiptar. Ks Kastrioti i uron mirëseardhjen mesfushorit, dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë”, njofton Kastrioti. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!