Lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku 5 persona dhunuar një 11-vjeçare, kanë reaguar shumë personazhe të njohur.
Më e fundit, është këngëtarja Fjolla Morina, e cila përmes një postimi në Instastory e ka konsideruar një ngjarje mizere. Ajo thotë se ndihet e shokuar.
“Nuk besoj që ka njeri në këtë botë që nuk e dënon këtë ngjarje mizere e këta monstruma tru kalbur. E shokuar miq.”, ka shkruar këngëtarja.
Nisur nga ngjarja që tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë, janë paralajmëruar protesta. Sipas denoncimit të së miturës, grupi prej pesë personave e kanë marrë me dhunë të miturën në makinë, më pas e kanë rrahur dhe përdhunuar njëri pas tjetrit./abcnews.al