Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka treguar gjithmonë që është shumë e lidhur me familjen e saj, veçanërisht me të motrën.
Sot, kjo e fundit feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si artistja mos t’i bënte një urim publikisht.
Jonida ka postuar në Instagram një foto të së motrës, e cila jeton në Greqi dhe i ka bashkangjitur disa fjalë tepër të ndjera.
“Kështu qofsh përherë e bukura ime, e qeshur dhe e realizuar. Vitet ikin por ti ke stopuar në rini të përjetshme sepse energjia jote nuk shteron kurrë. Të dua shumë dhe më mungon pa masë.❤️?U bëfsh 100 vjeç motër!”, ka shkruar Maliqi krahas imazhit.
Kujtojmë që motrat ndonëse kanë një diferencë të madhe në moshë, kanë marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën./abcnews.al
View this post on Instagram