Të shtëna me armë në Tiranë, dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën

schedule16:51 - 30 Gusht, 2022

schedule 16:51 - 30 Gusht, 2022

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, që lidh Rrugën e Kavajës me atë të “Myslim Shyrit”. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit, ndërsa policia e ka shpallur atë në kërkim.

Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraparak

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al